Arratisen nga burgu i Rodosit dy shqiptarët super-hajdutë

GREQI – Dy shqiptarë arratisen nga Burgu i Rodosit në Greqi. Duke u frymëzuar nga Alket Rizai, i cili arriti dy herë të arratisej nga burgu më i madh i Greqisë, Berti Tabaku dhe Nderim Disha janë arratisur ditën e djeshme nga ambientet e burgut, ku ishin dënuar për mëse 30 vjedhje të kryera.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia helene mësohet se Berti Tabaku, 22 vjeç dhe Nderim Disha, 20 vjeç, kanë mundur të arratisen duke prerë me sharrë metali hekurat e qelive. Pasi kanë dalë në oborrin e burgut, dy shqiptarët kanë mundur të kapërcejnë perimetrin e sigurisë dhe janë larguar në drejtim të paditur. Ngjarja ka alarmuar Policinë helene, e cila është vënë menjëherë në ndjekje të dy të arratisurve. Nga ana e saj, Ministria greke e Drejtësisë ka njoftuar se ndaj gardianëve do të merren masa të rënda për neglizhencën e treguar në punë. Policia ndërkohë ka nisur hetimet dhe kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e dy shtetasve shqiptarë. Burime policore thanë se kërkimet për gjetjen e dy të arratisurve janë shtrirë në të gjitha pikat dalëse të ishullit, porte dhe aeroporte, ndërsa operacionet po zhvillohen edhe në zonën malore të Rodosit, ku mendohet të jenë fshehur dy të arratisurit. Uniformat blu janë duke hetuar lidhur me ndonjë bashkëpunëtor të mundshëm të dy personave të arratisur. Nga të dhënat e para rezulton se Tabaku dhe Disha ishin dënuar nga Drejtësia greke për vjedhje. Ata kanë kryer së paku 30 vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Precedenti Alket Rizai

Për shumë të burgosur shqiptarë që vuajnë dënimin në Greqi, Alket Rizai shihet si një “idhull”, pasi ai ka arritur dy herë të arratiset në mënyrë spektakolare nga Burgu i Koridhalos në Greqi. Në të dyja rastet ai ka përdorur helikopterin për t’u arratisur. Arratisja e parë ka ndodhur orët e pasdites së datës 2 qershor 2006 dhe autorë të kësaj arratisjeje janë pikërisht shqiptari Alket Rizai dhe miku i tij grek, i dënuar për disa vepra penale. Sipas mediave greke në atë kohë, u mësua se ndërsa dy të dënuarit ngjisnin shkallët drejt helikopterit, të dënuarit e tjerë kanë mbetur të shokuar nga shfaqja, ndërsa policët, si të magjepsur, nuk kanë mundur as të lëvizin për t‘i ndaluar. Pasi kanë hipur në helikopter, shqiptari dhe miku i tij grek, Vasilis Paleokostas, i dënuar për rrëmbim dhe grabitje bankash, kanë ndaluar në një zonë periferike pranë varrezave të një prej lagjeve të Athinës dhe më pas janë larguar pa lënë asnjë gjurmë. Policia greke tha se dy të arratisurit dhe ndihmësit e tyre, pasi kanë braktisur helikopterin në bordin e disa motorëve shumë të fuqishëm, janë futur në thellësi të zonës së pyllëzuar dhe askush nuk ka arritur t‘i shihte më. Vetëm pas tre muajsh nga dita e arratisjes, Policia greke do të mund të arrestonte në një zonë bregdetare jashtë Athinës, Alket Rizain. Ndërsa arratisja e dytë është regjistruar më 22 shkurt të vitit 2009, ku sërish me një helikopter, Rizai u arratis nga ambientet e burgut, për t’u arrestuar disa muaj më vonë.

Brukseli, qyteti që jeton çdo ditë me simfoninë e sirenave të policisë

Bruksel, kryeqendra e Europës. Aty ku gjithkush mendon se jeta shihet me një tjetër dimension dhe ku ëndrrat bëhen realitet. Brukseli, qyteti pa tabu dhe pa komplekse, në pamje të parë duket i qetë, por në vetvete fsheh shumë mistere dhe të pathëna, të cilat për një arsye ose një tjetër, aneksohen nga madhështia e godinave rrezëllitëse të institucioneve Europiane. I “mbrojtur” nga institucionet Europaine, Brukseli nuk ka mundur t’i shpëtoj krizës ekonomike që përfshiu gjithë botën. Edhe pse është munduar që kriza të mos shfaqet tek banorët e këtij vendi, shifrat dhe vet qytetarët tregojnë të kundërtën.

Në Bruksel çdo orë të ditës sheh makina policie me sirena ndezur që rendin pas ngjarjes së radhës. Askujt nuk i bën përshtypje më kjo gjë, madje qytetarët e Brukselit nuk mund të jetojnë dot pa simfoninë e sirenave të policës. Mjafton të largohesh pak nga qendra e qyteti dhe të zbresësh në periferi, aty ku nuk ka godina shumëkatëshe që të marrosin. Aty sheh me sytë e tu se Brukseli nuk është veç Place de Luxemburg, European aria apo Grand Place. Schaarbeek, Molenbeek por edhe Anderlecht, tashmë , janë kthyer në zonat më të rrezikshme në këtë qytet. Në këto tre zona, është përqendruar jeta kriminale e kryeqendrës së Europës. Këto zona, kryesisht me popullsi të ardhur, shënojnë numrin më të lart të kriminalitetit në Bruksel. Aty lulëzojnë vjedhjet, vrasjet dhe trafiku i drogës. Emigrant të ardhur prej pak kohësh në Bruksel, vendosen në këto zona, pasi aty gjejnë bashkatdhetarët e tyre dhe arrijë të ingranohen më shpejtë në jetën e këtij vendi, por gjithashtu bëhen pjesë e grupeve kriminale. Qendra e Schaarbeek-ut është e banuar kryesisht nga emigrant turq, maroken dhe afrikan. Po ashtu dhe në Molenbeek, këto etni kanë krijuar zonat e tyre, të cilat disa herë janë të pa depërtueshme edhe për vetë forcat e policisë. Nuk kanë qenë të paktat rastet kur makinat e policisë janë sulmuar me bomba molotov, gurë dhe sende të tjera të forta nga banorët e këtyre zonave. Por kohët e fundit dhe zona e Anderlechtit është kthyer në një zonë me kriminalitet shumë të lart dhe ku është i rrezikshëm patrullimi në orët e vona.

Në bazë të të dhënave zyrtare të policisë belge, rezulton se për gjashtë mujori e parë të vitit 2009, ka një tendencë rritëse të kriminalitet, në krahasim me vitet e tjera. Askush nuk jep një përgjigje lidhur me shkaqet e kësaj rritje, duke anashkaluar komentet për të. Ajo që vihet re nga statistikat zyrtare është rritja e krimeve ordinere si vjedhjet nëpër shtëpi e dyqane, por pas nuk mbeten as trafiku i drogës. Kohët e fundit, duke parë këtë situatë kriminaliteti, Policia e Brukselit ka këshilluar disa herë banorët që të mos lënë vetëm shtëpitë e tyre, pasi është vënë re një rritje e madhe e vjedhjeve të banesave. Nga konstatimet e bëra, rezulton se krimi në i përhapur kohët e fundit është vjedhja e antenave në tarracat e pallateve. Edhe pse mund të duket qesharake, ky krim është kthyer në një problem të vërtet për banorët e Brukselit. “U largova disa ditë nga shtëpia bashkë me familjen dhe kur u ktheva, pash që më kishin vjedhur antenën e televizorit” – shprehet një emigrant shqiptar, i cili prej vitesh jeton në mënyrë të rregullt në Belgjikë. Gjatë bisedës më të arritën të zbulonim disa të dhëna me shumë se shifrat zyrtare të policisë belge. “Këto, në shumicën e rasteve, qytetarët nuk marrin shumë informacion lidhur me atë çfarë ndodh dhe mbi aksionet e policisë. Disa kohë më parë, unë kam jetuar në Molenbeek, në një nga zonat më të rrezikshme të këtij qyteti dhe kam parë me sytë e mi, një person i cili theri me thikë tre persona të tjerë dhe ditën tjetër nuk pash asnjë lajm nëpër media ose një komunikatë police lidhur me ngjarjen në fjalë” – deklaron ai. Më tej ai vazhdon duke treguar lidhur me emigrantët e ardhur në këtë vend dhe mbi përfshirjen e tyre në jetën kriminale të këtij qyteti. “Vitin e fundit, shumë emigrant shqiptar, arab dhe turq mbetën të papunë si pasoj e shkurtimit të vendeve të punës pas krizës ekonomike që përfshiu gjithë botën. Disa prej tyre, ju futën rrugës së krimit duke kryer vjedhje dhe trafik droge. Pra, edhe pse në dukje të parë, Brukseli shfaqet i mbrojtur nga “kupola” Europiane, problemet me krizën ekonomike janë ndjerë mjaftueshëm dhe sidomos më shumë tek emigrantët, të cilët janë të parët që pushohen nga puna ose u ulet rroga.”. “Rue d’Aerschot” është një ndër rrugët më të famshme në Belgjikë, por dhe në mbarë Europën. Me qindra vajza, kryesisht nga Europa Lindore, sfilojnë në vitrinat e kësaj rruge, duke u munduar të tërheqin sa më shumë klientë. Vitrinat me drita të kuqe të kësaj rruge thithin me qindra dhe mijëra vizitorë çdo ditë në kryeqytetin e Belgjikës. Edhe pse “Rruga me drita të Kuqe” për vite me radhë është parë si një shpëtim për ekonominë vendase, duket se kohët e fundit dhe ky biznes ka pësuar rënie. Shumë vajza, të cilat kanë zgjedhur të jenë punëtore seksi shprehen të pakënaqura me të ardhurat që përfitojnë në krahasim me vitet e mëparshme. “Ka shumë njerëz që vijnë dhe kalojnë në këtë rrugë, pro tashmë ata kënaqen vetëm duke na soditur nga jashtë dhe gjithnjë e më pak janë ata që futen brenda” – shprehet një vajzë e ardhur prej 1 viti në Bruksel nga Bullgaria. Është thënë shumë herë që biznesin i seksit është ndër më fitimprurësit, por si çdo biznes dhe ai nuk ka se si t’i shpëtoj krizës ekonomike. Një numër më i vogël klientësh përkthehet në më pak të ardhura në xhepat e punëtoreve të seksit dhe për rrjedhojë dhe në arkat e shtetit. Teksa endesh rrugëve të kryeqendrës së Europës, vendit ku vendosen fatet e shumë kombeve, sheh me sytë e tu se kriza e ka infektuar këtë shtet. Vjedhje, trafik droge dhe rritje të kriminalitetit, kjo është pamja që të shfaq Brukseli i prekur nga kriza.!!!!!!

Reportage / Berlin, where the love tear down every wall

Many things come to mind, as mentioned Berlin: communism, the division between East and West, his wall, bars with music until the early hours of the morning, Nazism, Jews, architecture fascinate, homosexuality, walks with bicycles, and a myriad things, for which Berlin known as one of the most attractive cities for visitors. 20 years after the fall of the Wall, the city already has another face. Wherever you see people free to move without any difficulty, the concept of East and West is already gone for the people of this city. Yet his road you can see pieces of the infamous wall or posters showing that here, before 20 years, there was a wall that for about 28 years divided between dreams, lovers, pain and desires of millions of Germans. But now, he wall is a symbol, to which Germans supported to see the future, but without forgetting to cast their eyes towards the past. Transformations of this city in 20 years are numerous, but still see the difference between East and West. In the eastern part of Berlin, the buildings raised by communist leaders of this country are the last memory of them remains. Berlin this year hosted 27 young journalists from different countries of Europe, among them also from Albania, Serbia and Turkey, countries which are candidates to join the EU. The organizers of this activity was selected precisely this city, to show that there are no boundaries that can divide people, however walls up and no matter how the required visa through the embassy. There, the first 20 years young and old together down the fortress of communism, young journalists see with their eyes, changes of this city. Although from different countries of Europe, the culture, traditions and different languages, the 27 young journalists managed to fells well with each other, breaking every barrier set up by the state bureaucracy. They can see the Greek journalist Eleni Fotiou, who laughs with journalist from Turkey, Faik Uyanik, whose reporter was also joining from Greek Cyprus. In Berlin there were no conflicts between states; anyone not interested that had witch conflict their states: they were there to show once again that people were not interested in the attitudes of states and politicians to manage. In Berlin emerged feeling, which probably will be the leaders of states penalizing young journalists. Far from the world, where everyone is labeled on the country, young people of breaking the barriers raised by their feelings. Kiss alternated city streets, where once the Berlin Wall stood stoic: hugs alternated at the Television Tower, smile looks Reichstag anywhere in the premises of the former, which already has become Germany's Parliament. In this entire atmosphere, forget reality for a few moments where you live and enter the world of youth, who, without fear of anyone, without hiding the eyes of anyone, the loves in the streets of Berlin. Kiss of the two young men is more beautiful symbolism, to show that there is no distance for love and for people who overthrow any wall that rises before them and to challenge each embassy. While the former Berlin sees through photos, to remember today's Albania. Everywhere around us has raised walls, which prevent the move, to closed feelings and dreams. Is how much longer wills our state need to topple the wall built around us, the wall which the spirit takes us day after day? Young journalists from different countries of Europe hear with surprise, as he said that Albanians need a mountain of documents to obtain a visa, even week. The 24 young people sitting in front of Europeans, the journalists from Turkey, Albania and Serbia tried to explain to their colleagues for the difficulties they face every time he directed the embassy doors. Although somewhat perplexed by these words to hear, all in one mind said it was an inhumane way, but nobody knew to give an answer, when it will finally get this story. In Berlin, where wall divided a country for 28 years, two young men, to come across in this city, with their love collapsed the wall and state bureaucracies.